Gjoka: S’me tremb merkatoja e kundershtareve

Futboll

Gjoka: S’me tremb merkatoja e kundershtareve

Më: 15 janar 2017 Në ora: 08:14
Gjoka

Ernest Gjoka përshëndet vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për shtyrjen me një javë të nisjes së pjesës së dytë të sezonit. Trajneri i Kukësit theksoi nga Antalia se një javë më shumë në dispozicion do t’u shërbejë skuadrave për t’u përshtatur më shumë me garën pas ngarkesës së lartë fizike që kanë marrë gjatë kësaj faze përgatitore.

“Shtyrja i kampionatit u bwn mirë ekipeve shqiptare, duke patur parasysh të gjitha gjërat. Për mendimin tim, data 21 ishte e shpejtë, edhe temperaturat ishin të ulëta. Kemi mundësi të rikuperohemi fizikisht kësaj kohe.  Shtyrja do të na japë frymëmarrje, pasi faza në Antalia ka qenë shumë e ngjeshur. Java që do të kthehemi në Shqipërisë do të vlejë për përshtatje. Kjo është domosdoshmëri në funksion të garës.”

Kukësi ka zhvilluar dy ndeshje miqësore në Turqi, me Istambul Basaksehir dhe Kairat Almatyn, të cilat i ka humbur 1-3 dhe 0-1. Sipas Gjokës, përtej rezultateve, skuadra e tij ka përfituar shumë nga këto teste me kundërshtarë tepër cilësorë.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që minifaza dhe ndeshjet miqësore janë për të sjellë skuadrat në formë, nuk është shumë i rëndësishëm rezultati. Po stërvitemi për të qenë të gatshëm në fillim të fazës së tretë. Kemi luajtur me dy skuadra elitare dhe shumë të organizuara. Kemi vrarë friklën ndaj ekipeve me shumë emër dhe kemi fituar eksperiencë dhe jemi të gatshëm të përballemi me cdo kundërshtar, qoftë më Europa League.”

Rivalët e Kukësit, Partizani dhe Skënderbeu kanë kryer lëvizje të zgjuara në merkato, por Gjoka këmbëngul se për të arritur tek objektivi duhet bazuar te boshti i skuadrës i ndërtuar që në verë.

“Kukësi ka boshtin dhe cilësinë e tij, s’më preukupon se cfarë bëjnë kundërshtarët. Partizani ka patur nevojë të përforcohet me sa duket, por ky nuk është problemi i Kukësit. E shoh Kukësin drejt rrugës së titullit, për mua është e rëndësishme të ruhet boshti. Ka qenë fitues dhe mendoj se do të jetë fitues. S’më intereson se cfarë bëjnë kundërshtarët. Nuk ka merkato të jazhtëzakonshme dhe cilësore në këtë periudhë. Fitues nuk të bën merkatoja por strategjija që ke ndërtuar që në gusht.”

Por si e sheh trajneri i Kukësit në aspektin personal garën me Starovën, Dajën dhe Josën, tre trajnerë që e kanë shijuar titullin kampion në karrierën e tyre?

“E kam marrë përsipër këtë punë, pa patur frikë nga askush. Nuk jamë në garë me kolegët, por me veten. Jam në rrugë të mbarë dhe egon e kam me veten time. Futbolli është i paparashikueshëm. S’kemi humbur asnjë ndeshje në kampionat, por kemi humbur dy miqësore. Skuadra ka luajtur me ngakesë fizike. Kemi menduar se do të na duhen 8 deri 9 ditë për fillimin e kampiionatit për të qenë gati fizikisht dhe psikologjikisht.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat