PSV Eindhoven mjaftohet me 2 gola ndaj Excelsiorit

Futboll

PSV Eindhoven mjaftohet me 2 gola ndaj Excelsiorit

Më: 15 janar 2017 Në ora: 08:18
PSV Eindhoven mjaftohet me 2 gola ndaj Excelsiorit

PSV Eindhoven bëri detyrën në sfidën e shtëpisë ndaj Excelsiorit, të cilin e mposhti me rezultatin e pastër 2-0. Në “Philips Stadion” skuadra e Philip Cocu realizoi nga një gol në cdo pjesë, për të marrë një fitore të rëndësishme për garën e titullit. 37 pikë kanë grumbulluar kampionët në fuqi të Eredivizje në 18 javë, aq sa Ajaksi që luan këtë të dielë ndaj Zëolles, ndërkohë që Feyenoordi kryeson me 42 pikë.

Van Gingel realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 34-rt finalizim që i dha qetësi formacionit të Cocu.

Në pjesën e dytë finalizimi i Porper i asistuar nga Guardado mbylli përfundimisht ndeshjes, pasi PSV Endhoveni e administroi me qetësi avantazhin, pa rrezikuar në fazën mbrojtëse.

Edhe pse Endhoveni ka pësuar vetëm një humbje në kampionat barazimet e shumta kanë ndikuar në renditjen e përgjithshme me Feyenordin që mund të rivendosë diferencën prej 8 pikësh nëse fiton me Rodan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat