Seferi i bashkohet Shqipërisë

Futboll

Seferi i bashkohet Shqipërisë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 12:42
Taulant Seferi

Talenti i madh shqiptar i futbollit, Taulant Seferi, i cili aktualisht luan për skuadrën zvicerane Young Boys, përfundimisht ka vendossur që të luaj për Shqipërinë U21.

Lajmin për “Lajm” e konfirmon një familjar shumë i afërt i tij.
“Taulanti ka pranuar që të luaj për ekipin Shpresa të Shqipërisë”, ka thënë shkurt familjari i futbollistit në fjalë.
Më këtë zgjedhje kumanovari Taulant Seferi ka ngritur në tre numrin e futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia që do të luajnë për Shqipërinë. Deri më tani këtë e kanë bërë Naser Aliji që luan me Kombëtaren e parë dhe Jasir Asani me ekipin Shpresa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat