Berisha shkaktoi penallti, Lazio fiton

Futboll

Berisha shkaktoi penallti, Lazio fiton

Nga: K.Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 17:05
Etrit Berisha

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, me ekipin e Atalantës ishin të pafat, duke u kthyer duarthatë në përballje me Lazio-n. Atalanta pësoi disfatë me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 20-të në Serie A. Atalanta e para kaloi në epërsi me golin që shënuan në minutën e 21-të përmes futbollistit Petagna. Në fund të pjesës së parë, mbrojtja e mysafirëve nuk reagoi si duhet dhe Milinkoviq-Saviq se pati të vështirë nga afërsia me kokë të shënoi për 1:1. Në minutën e 68-të, Berisha duke dashur të evitoi rrezikun shkaktoi penallti, të cilën e konkretizoi Immobile dhe i siguroi fitoren e Lazio-s me rezultat 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat