Guardiola i shokuar nga humbja

Futboll

Guardiola i shokuar nga humbja

Më: 15 janar 2017 Në ora: 18:34
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City ka kapacitete të bëjë më shumë, pas humbjes turpëruese nga Everton

Manchester City është mposhtur 4:0 nga Evertoni, humbje kjo e dhimbshme për Pep Guardiolën, i cili është mësuar të fitojë me rezultat të tillë, por jo edhe të humbasë.

Ish trajneri i Barcelonën mendon se skuadra e tij nuk e meriton një humbje të tillë.

“Unë i dua lojtarët e mi, më pëlqen shumë puna që bëj. Bëmë paraqitje të mirë në pjesën e parë dhe kishim disa raste. Mund të bëjmë më mirë dhe do të mundohemi të bëjmë më mirë në të ardhmen”, është shprehur Pep Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat