Icardi befason të gjithë: Mund të transferohem në Kinë

Futboll

Icardi befason të gjithë: Mund të transferohem në Kinë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 00:44
Mauro Icardi

Është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij, por kjo nuk i pengon ta mendojë Kinën.

Fjala është për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi që mbrëmë i ndihmoi me një gol skuadrës së tij të fitojë 3-1 ndaj Chievos.

Sulmuesi argjentinas ka deklaruar se mund të transferohet në Kinë edhe pse është i lumtur në Inter.

“Jam shumë i lumtur në Inter dhe më pëlqen të luaj në Serie A, por në çdo moment mund t’i bashkohem kampionatit kinez”, ka deklaruar Icardi.

“Jam vetëm 23 vjeç, jam ende shumë i ri por edhe i kënaqur që mbajë të veshur fanellën e Interit. Ndoshta në Kinë mund ta mbyll karrierën, por nuk do të jetë befasi edhe nëse transferohem më herët”, deklaroi ish-anëtari i Sampdorias.

Në fund Icardi foli edhe për fitoren ndaj Chievos, derisa theksoi se skuadrës së tij i është kthyer vetëbesimi dhe janë në rrugë të mirë për të arritur objektivin që është rikthimi në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat