PSG pas Bentekes

Futboll

PSG pas Bentekes

Më: 16 janar 2017 Në ora: 08:58
Christian Benteke

Christian Benteke ka refuzuar një transferim në kampionatin kinez.

Por sulmuesi belg megjithatë mund të largohet nga skuadra aktuale Crystal Palace.

‘Mirror’, ka raportuar se në skuadrën londineze ka arritur një ofertë nga Paris Saint Germain për lojtarin.

Kampionët e Francës duan një zëvendësues për Edinson Cavanin dhe janë të interesuar për transferimin e Bentekes.

Besohet se gjiganti francez ka ofruar rreth 30 milionë funte për transferimin e belgut në ‘Parc De Princes’.

Mbetet të shihet nëse Benteke do të pranoi kalimin në PSG ku do të jetë zgjedhje e dytë tek parisienët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat