Luneng, e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për futbollistin anglez

Futboll

Luneng, e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për futbollistin anglez

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:50
Ashley Young

Ashley Young pritet të jetë lojtari i radhës që do t’i bashkohet kampionatit kinez. Mesfushori anglez nuk ka pasur hapësira tek Manchester United dhe ka marrë një ofertë nga skuadra kineze, Shandong Luneng.
31-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje me Unitedin, derisa ka kontratë deri në vitin 2018.
Luneng është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për transferimin e futbollistit anglez, i cili do të firmosë një kontratë tri vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat