Courtois: Mund të luajmë edhe pa Diego Costan

Futboll

Courtois: Mund të luajmë edhe pa Diego Costan

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:48
Thibaut Courtois

“Nëse është e nevojshme, mund të luajmë edhe pa Diego Costa”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga portieri i Chelsea-it, Thibaut Courtois, për shokun e tij të skuadrës, i cili duket se është tunduar nga ofertat e pasura, që i kanë ardhur nga Kinë dhe që duket se kanë ndikuar te prishja e marrëdhënieve me trajnerin Antonio Conte. “Kemi shumë lojtarë cilësorë brenda ekipit dhe nuk do të ishte problem për ta zëvendësuar, – ka thënë Courtois pas fitores të marrë në fushën e Leicester. – Ai është i rëndësishëm për ne, por, nëse do të ishte e domosdoshme, mund të luajmë edhe pa të”. Tani i takon sulmuesit spanjoll të marrë një vendim. Në fillimin e këtij muaji, ekipi i Tianjin, që drejtohet nga Fabio Cannavaro, i ka ofruar 94 milionë euro Chelsea-it për kartonin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat