Venger kërkon me çdo kusht lojtarin e Milanit

Futboll

Venger kërkon me çdo kusht lojtarin e Milanit

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:41
M’Baye Niang

Sipas raporteve të fundit nga Italia, flitet se menaxheri i klubit londinez të Arsenal kërkon të marrë më çdo kusht shërbimet e sulmuesit të Milan-it, M’Baye Niang.

“Corriere dello Sport” në Itali shkruan se Venger është një fans i madh i Niang dhe do dëshironte ta kishte sulmuesin në “Emirates Stadium”, sezonin e ardhshëm.

22-vjeçari ka shënuar 3 gola dhe po kaq asiste për kuqezinjtë deri në muajin tetor të viti të kaluar, po ka hasur në vështirësi që prej aso kohe. Po ashtu për të interesohet edhe klubi tjetër nga kryeqyteti anglez, Uest Hem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat