Shqiptari befason me një deklaratë për Ferdinandin, Ronaldon dhe Zidanen

Futboll

Shqiptari befason me një deklaratë për Ferdinandin, Ronaldon dhe Zidanen

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:22
Shkodran Mustafi në veprim

Reprezentuesi i Gjermanisë, mbrojtësi Shkodran Mustafi, ka treguar se kush ishte idhulli i tij. Futbollisti shqiptar që luan për Arsenalin  shprehet Rio Ferdinandi është idhull i tij. “Më ka pëlqyer të shikojë Zidane. Po ashtu e kam dashur edhe Ronaldon, por kur u bëra mbrojtës e kam dashur Ferdinandin. Ai ishte gjithmonë aty, bërtiste dhe ndërhynte. Ai kishte gjithçka që i duhej një mbrojtësi”, ka thënë Mustafi për ‘Goal.com’. Mustafi është në formë të mirë dhe ka synime që me Arsenalin të sigurojnë një vend në garat e Champions Leagues, njëherësh të luftojnë dhe për titull në Premier League. Ai me Granit Xhakën janë pjesë e Arsenalit, skuadër e cila tani është në vend të 4-të me 44 pikë pas 21 jave në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat