Zyrtare: Robben vazhdon me Bayernin

Futboll

Zyrtare: Robben vazhdon me Bayernin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 23:34
Arjen Robben

Holandezi ka vendosur që të vazhdojë edhe për një vit kontratën me Bayern Munich.

Dashuria mes Arjen Robben dhe Bayernit do të vazhdojë të zgjasë. Sulmuesi i ekipit bavarez ka vazhduar zyrtarisht kontratën me drejtuesit e skuadrës për të zgjatur  aventurën  e tij me kampionët e Gjermanisë edhe për një tjetër sezon.

Holandezi kishte një kontratë që skadonte në qershor të këtij viti. Nga ana e drejtuesve të klubit bavarez nuk ka pasur kurrë dyshime në lidhje me të ardhmen e Robben, i cili për shkak të disa lëndimeve nuk ka arritur të japë maksimumin e tij por, pavarësisht kësaj është cilësuar gjithnjë si një element shumë i rëndësishëm për sulmin.

Kontrata e re do ta mbajë të lidhur me skuadrën e Carlo Ancelottit deri në qershor të vitit 2018. Arjen Robben me fanellën e Bayernit në total numëron 232 paraqitje nga ku ka shënuar 121 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat