Bayerni në garë për Verrattin

Futboll

Bayerni në garë për Verrattin

Më: 17 janar 2017 Në ora: 00:46
Marco Verratti

Juventus dhe Inter do të kenë një rival më shumë në garën për Marco Verrattin.

Sipas të përditshmes Le Parisien është Bayern Munchen ai që e ka shënuar në listën e kandidaturave për futbollistin e Paris Saint Germain.

E gjithë kjo me kërkesë të Carlo Ancelottit, i cili ka punuar edhe më parë me mesfushorin italian.

Gjithnjë sipas “Le Parisien”, trajneri i Bayernit i ka nisur prej kohësh bisedimet me futbollistin, të cilin ai e konsideron si zëvendësuesin ideal të Xabi Alonsos. Kontrata këtij të fundit i përfundon me kampionët e Gjermanisë i skadon në fund të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat