Coutinho ka disa fjalë për Kloppin

Futboll

Coutinho ka disa fjalë për Kloppin

Më: 17 janar 2017 Në ora: 10:39
Coutinho dhe Klopp

Mesfushori brazilian Philippe Coutinho ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp. 24 vjeçari thotë se gjermani ka ndryshuar për të mirë skuadrën. Ai gjithashtu foli edhe për objektivat e “Të Kuqve”, duke thënë se i pret një sezon i gjatë në rrugën drejt objektivave.

“Ai është një trajner i shkëlqyer”, tha Coutinho. “Klopp e ka ndryshuar mentalitetin e kësaj skuadre, jemi bërë më të fortë në mbrojtje dhe duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

“Duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë shumë, pasi sezoni është i gjatë. Kemi objektiva ta mëdha që duhet realizuar këtë sezon”, shtoi më tej Coutinho për Sky Sports.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat