Gërçaliu e cilësoi si të dështuar aventurën e tij në Shqipëri

Futboll

Gërçaliu e cilësoi si të dështuar aventurën e tij në Shqipëri

Më: 17 janar 2017 Në ora: 19:34
Ronald Gërçaliu

Ronald Gërçaliu e cilësoi si të dështuar aventurën e tij në Shqipëri me fanellën e Tiranës dhe u largua i zhgënjyer nga bardheblutë pas një viti aspak të suksesshëm e me shumë probleme. Por ndoshta, nuk ka qenë vetëm faji i Tiranës apo cilësisë së kampionatit shqiptar.

Mbrojtësi shqiptar, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e përfaqësueses së Austrisë, qartësisht nuk po kalon ditët e tij më të mira dhe këtë e tregon fakti se për të gjetur një ekip në Austri, i është dashur që të zbresë deri në kategorinë e tretë të këtij vendi, raporton panoramasport.

Futbollisti ka nënshkruar pak ditë më parë me SC Schwaz në Ligën Rajonale Perëndimore Austriake ku perspektiva nuk është edhe aq të ngazëlluese. Mjafton të shohësh se klubi i tij i ri, i cili mban vendin e katërt në tabelën e renditjes, pas gjysmës së parë të sezonit është 18 pikë larg vendit të parë që ngjitet automatikisht në kategorinë e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat