E ardhmja e Deulofeut mësohet të mërkurën

Futboll

E ardhmja e Deulofeut mësohet të mërkurën

Më: 17 janar 2017 Në ora: 21:28
Gerard Deulofeu

Evertoni do t’ia kumtojë Milanit nesër (e mërkurë) vendimin rreth të ardhmes së Gerard Deulofeu.

Gjatë ditës së martë është raportuar se klubet ishin afër arritjes së marrëveshjes për huazimin e lojtarit, por pa të drejtë blerjeje.

Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se bisedimet për anësorin spanjoll janë duke vazhduar dhe gjasat janë të mëdha që të transferohet në San Siro.

Tash faqja Gianluca Di Marzio bën të ditur se klubi anglez do ta japë përgjigjen të mërkurën, qoftë ‘po’ apo ‘jo’.

Rossonerët shpresojnë se do ta transferojnë Deulofeun, i cili ka shprehur dëshirë të kalojë te klubi italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat