Besa nuk dorëzohet për titull, cak e ka Kupën

Futboll

Besa nuk dorëzohet për titull, cak e ka Kupën

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2017 Në ora: 19:36
Miftaraj gjatë një aksioni

Futbollistët e Besës nga Peja paradite stërviten në fitnes dhe pasdite në stadiumin e Qytetit “Shahin Haxhiislami”. Pejanët shpresojnë se do t‘i mbushin bateritë deri në fillimin e pjesës pranverore. Atmosfera është e mirë, ndërsa ftohti nuk i pengon që të stërviten në natyrë.  Futbollisti Diar Miftaraj deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se do të orvaten që të përgatiten sa më mirë dhe premton një Besë më të fortë se në vjeshtë. “Kemi filluar përgatitjet në fillim të kësaj jave edhe përkundër temperaturave të ulëta dhe fushës së mbuluar me borë. Është mjaft vështirë të stërvitesh në këto kushte me borë, por të të gjithë futbollistët shihet një vullnet i madh për punë dhe i përballojmë ato me sukses”, thotë Miftaraj. Mesfushori shpreson që përgatitjet t’i vazhdojnë edhe jashtë Kosovës. “Stërvitjet i mbajmë paradite në fitnes, ndërsa pasdite në fushë i kryejmë vrapimet që janë të domosdoshme në këtë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat