Jashanica: Gati të mbrojmë titullin

Futboll

Jashanica: Gati të mbrojmë titullin

Më: 18 janar 2017 Në ora: 21:50
Jashanica

Kushtet klimaterike dhe ato të akomodimit në Antalya të Turqisë kanë qenë  përfekte për zhvillimin e fazës përgatitore për kampionët e Skënderbeut, por edhe impenjimi i futbollistëve në këtë periudhë ka qenë maksimal. Mbrojtësi i ekipit korcar, Bajram Jashanica, e sheh skuadrën e tij gati për pjesën e dytë të sezonit me objektiv mbrojtjen e titullin.

“Faza përgatitore ka shkuar shumë mirë. Kemi marrë ngakesë të lartë fizike dhe jemi shumë të kënaqur me punën që kemi bërë. Gjatë fazës së parë jo gjithcka ka shkuar mirë, por tani jemi gati për të synuar sërish titullin.”

Duke analizuar tri miqësoret e luajtura në tokën turkë, Jashanica e vë theksin te shkëndijat që ka dhënë faza sulmuese, repart që ka marrë shumë kritika që dy fazave të para të kampionatit.

“Shenjat kanë qenë mjaft pozitive, kemi krijuar shumë raste si dhe kemi qenë mjafr agresivë në sulm. Mendoj se po ia dalim me Dajën.”

Skënderbeu është ekipi i vetëm shqiptarë që vijon të qëndrojë në Turqi pas shtyrjes me një javë të kampionatit. Jashanica thekson se klima mjaft e përshtatshme është një bonus për të besuarit e Dajës, ndërsa afrimet e merkatos i sheh mjaft të rëndësishme për rritjen e konkurrencës në ekip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat