Manchester United - klubi me më shumë të ardhura

Futboll

Manchester United - klubi me më shumë të ardhura

Më: 19 janar 2017 Në ora: 08:08
Futbollistë të Manchester United - foto arkivi

Manchester United ka gjeneruar të ardhura më shumë se çdo klub tjetër i futbollit në sezonin e kaluar, bën të ditur një raport i publikuar nga kompania britanike e kontabilitetit Deloitte.

United ka mbledhur të ardhura rekord, prej 689 milionë eurosh, në sezonin 2015-2016.

Me këto shifra, klubi ka rrëzuar Real Madridin, i cili ka mbajtur vendin e parë për 11 vjet.

Reali, në fakt, ka dalë në vendin e tretë, pas rivalëve spanjollë të Barcelonës.

Bayern Munichu ka dalë në vendin e katërt, ndërsa Manchester City në të pestin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat