Lamtumirë KEK!

Futboll

Lamtumirë KEK!

Nga: K.Goca Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:46
Musa Selimi

Musa Selimi nuk është kryetrajner i KEK-ut nga Kastrioti. Ai dha dorëheqje dhe tregon arsyet e tija. “Nga sot nuk jam trajner i FC KEK-ut. Kam pas kënaqësi të punoj me futbollist të përkushtuar ndaj lojës së futbollit me të cilët patëm edhe rezultate të shkëlqyeshme në sezonin vjeshtor. Dua t’i falënderoj për respektin dhe kohën e kaluar së bashku rreth tre muaj. Falënderoj kryesinë e klubit për bashkëpunim, ‘elektricistët’ për mbështetje duke shpresuar që objektivat e klubit të realizohen. Arsyet e dorëheqjes janë të natyrës personale!”, ka sqaruar përmes një letre Selimi. Ai i dha  lamtumirën KEK-ut, duke e lënë në pozitën e gjashtë në pjesën vjeshtore në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat