Torassa rikthehet në stërvitje me Partizanin

Futboll

Torassa rikthehet në stërvitje me Partizanin

Më: 19 janar 2017 Në ora: 17:08
Torassa

Ishte Augustin Torassa risia në stërvitjen e parë të Partizanit në kryeqytet pas kthimit nga Turqia. Futbollisti argjentinas i cili nuk mundi të ishte pjesë të Kuqëve në minifazën përgatitore të dimrit në Antalya u rikthye në dispozicion të trajnerit Starova këtë të Enjte. Në seancën e zhvilluar në kompleksin Internacional në Pezë Helmës, Torassa pasi u përshëndet fillimisht me shokët e skuadrës  duke u shfaqur shumë i qeshur, vazhdoi normalisht stërvitjen me pjesën e tjetër të grupit. 28-vjecarit shtatshkurtër do ti duhet pak kohë të rifitojë formën e tij optimale, edhe pse gjatë kësaj periudhe Torassa ka vazhduar rregullisht seancat stërvitore në mënyrë individuale. Në stërvitjen e parë të Partizanit pas kthimit nga Turqia ishin të pranishëm të gjithë futbollistët. Trajneri Starova nuk ka probleme me dëmtimet dhe në ndeshjen e parë të këtij viti atë ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, të vetmit lojtarë që do të mungojnë do të jenë mesfushori Lorenc Trashi dhe njeriu i momentit të Kuqtë, sulmuesi Caleb Ekuban, pasi të dy këta lojtarë kanë plotësuar numërin e kartonëve të verdhë dhe janë të skualifikuar. Seanca e të Enjtes nisi me një analizë të shkurtër trajnerit Starova, ndërsa më pas futbollistët zhvilluan disa vrapime të lehta. Nën kujdesin e përgatitësve atletikë, stafi teknik i Partizanit i kushtoi shumë rëndësi edhe ushtrimeve aerobike në mënyrë që futbollistët të shkrydhnin disi muskujt pas ngarkesës së madhe fizike që morën në Antalya. Xhevahir Sukaj u stërvit rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës, por për të zbritur në fushë sulmuesit shkodran do ti duhen edhe rreth 2 javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat