Mertiri: Duam kualifikimin ne Euro League

Futboll

Mertiri: Duam kualifikimin ne Euro League

Më: 19 janar 2017 Në ora: 22:36
Mertiri

Më 12 janar Kombëtarja Shqiptare e Volejbollit për femra njohu kundërshtarët e fazës së grupeve të Euro Ligues, me një nga dy raundet që do të që do të zhvillohet pikërisht në Shqipëri. Ndonëse për vazjat kuqezi të volejbollit cdo kundërshtar europian mbetet i fortë, shortimi në të njëjtin grup me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë e bën optimist trajnerit Altin Mërtiri për kualfikimin në fazën tjetër.

“Vitin e kaluar kishim skuadra shumë të forta, ndërsa këtë vit përvec Bjellorusisë, të cilën e njohim mirë, bën pjesë dhe Austria dhe Finlanda. Në këndvështrimin tonë nuk janë skuadra elitare në volejboll. Vjet arritëm dy fitore, ndërsa këtë radhë pretendojmë kualifikimin.”

Përfaqësuesja shqiptare e rrjetës e mbylli në vendin e dytë turneun miqësor “Novotel Cup 2017”, që u zhvillua në Luksëmburg, duke koleksionuar dy fitore me të njëjtin rezultat 3-0 me vendin organizator dhe Lihtensteinin, ndërsa në takimin hapës vazjat kuqezi u mposhtën 3-1 nga Norvegjia. Edhe pse priste të kthehej nga ky turne me vendin e parë Mërtiri theksom se eksperienca e fituar i shërben shumë skuadrës për të ardhmen.

“Në fakt besoja që do ta mbyllnim në vendin e parë, por një nga vazjat tona më cilësore mbërriti një ditë me vonesë dhe munguesa e saj na kushtëzoi shumë në takimin e parë me Norvegjinë.”

Rritja e numrit të kandidateve për të qenë pjesë e kombëtares, sipas Mërtirit do të sjellë edhe rritje të cilësisë dhe pritshmëri më të larta në Euro League për këtë sezon.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatet dhe me lojën, por mbi të gjitha për faktin se është rritur baza për përzgjedhjen e vajzave për ekipin e parë.”

Disa nga lojtaret më të mira të kombëtares së Volejbollit luajnë jashtë Shqipërisë, megjithatë sipas Mërtirit,  falë edhe traditës që ka vendi ynë në sportin e rrjetës, baza mbetet kampionati shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat