Van Basten akuza të rënda ndaj Milanit

Futboll

Van Basten akuza të rënda ndaj Milanit

Më: 19 janar 2017 Në ora: 22:38
Marco van Basten

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ish sulmuesi holandez i Milanit, Marco van Basten ka deklaruar se nuk e pranon dot faktin që Milani do të kalojë në duart e kinezëve.

“Nuk e pranoj dot që Milani dhe Interi kanë padronë kinezë. Dy shoqëri kaq të lavdishme duhet të mbeten në duart e italianëve. Nuk ka të bëjë vetëm me historinë apo me persona si Berlusconi dhe Moratti, por me pasionin që nuk ka çmim”, është shprehur Van Basten.

Në lidhje me Milanin që në Evropë ka vite që mungon, fituesi i 3 Topave të Artë u shpreh se klubit i mungon struktura moderne dhe lojtarët e mëdhenj.

“Trishtohem kur shikoj bosh San Siron. Në kohën time, kjo gjë ishte e paimagjinueshme. Ishte plot kundër Napolit dhe plot kundër Empolit. Edhe stadiumet e tjera nuk janë më mirë, kanë mbetur ende në vitet ’90. Milanit i mungojnë lojtarët e mëdhenj, por i mungon edhe struktura moderne”, deklaroi Van Basten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat