Hart nuk kthehet te City

Futboll

Hart nuk kthehet te City

Më: 19 janar 2017 Në ora: 23:24
Joe Hart

Joe Hart bën me dije se karriera e tij me Manchester Cityn ka marrë fund.

Portieri anglez u largua në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, pasi që nuk bënte pjesë në planet e portierit Pep Guardiola.

Manchester City e huazoi atë tek Torino në Itali, kurse në vendin e Hart solli në skuadër Claudio Bravon e Barcelonës, i cili deri më tani ka zhgënjyer me paraqitjet e tij në Angli.

Në një intervistë për ESPN ai ka thënë se City po mendon që ta shesë gjatë verës dhe jo ta kthejë sërish në ekip.

“Nuk besoj se do të kem mundësi të kthehem. Me shumë gjasë më duhet të gjejë një klub të ri. Momentalisht jam mirë te Torino”, ka thënë portieri i kombëtares së Anglisë.

Ky lajm nuk do t’i pëlqejë tifozëve të Cityt të cilët e kërkojnë me ngulm rikthimin e tij në skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat