Bayerni mysafirë i Freiburgut

Futboll

Bayerni mysafirë i Freiburgut

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:05
Pamje nga një ndeshje

Sezoni 2016/17 i Bundesligës do të rikthehet mbrëmjen e sotme (20.30) kur Freiburg do të presë në shtëpi kampionët në fuqi të Bayern Munih. Objektivi kryesor i vendasve, të cilët janë kthyer të luajnë në kategorinë kryesore të futbollit gjerman në këtë sezon, është të sigurojnë mbijetesën. Ata mbajnë vendin e tetë në renditje me 23 pikë të grumbulluara në gjashtëmbëdhjetë ndeshjet e luajtura deri tani. Ecuria e tyre gjatë muajit nëntor ka qenë shumë e keqe, duke humbur të katër ndeshjet e luajtur në atë muaj. Por kjo situatë ka ndryshuar në dhjetor, teksa Freiburg ka marrë dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshje të luajtura. Bayern Munih, nga ana tjetër, është mësuar, veçanërisht në sezonet e fundit, ta mbyllë para kohe luftën për titullin. Gjithsesi, në këtë sezon skuadra e Ancelotti-t ka pasur disa vështirësi me ekipet e vogla, por në dhjetor ka arritur të rimarrin kreun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat