Ronaldo apo Messi? Kjo është përgjigja e Piques

Futboll

Ronaldo apo Messi? Kjo është përgjigja e Piques

Më: 20 janar 2017 Në ora: 18:20
Gerard Pique dhe Cristiano Ronaldo

Gerard Pique iu është përgjigjur disa pyetjeve të fansave në Facebook.

Njëra nga pyetjet që iu është bërë reprezentuesit të Spanjës dhe lojtarit të Barcelonës, është pyetja e pashmangshme në futboll, ajo se kush është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Pique ka pasur fatin që të luaj me të dy këta, që cilësohen si më të mirët në histori të futbollit.

“Pyetja e njëjtë përsëri. Ju e dini përgjigjen time”, është përgjigjur Pique.

Kujtojmë se Pique rreth dilemës Ronaldo apo Messi, ka deklaruar se portugezi është më i miri në botë, pasi që argjentinasin nuk e cilëson të kësaj bote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat