Zyrtare: Depay kalon te Lyon

Futboll

Zyrtare: Depay kalon te Lyon

Më: 20 janar 2017 Në ora: 21:38
Memphis Depay nga sot është një lojtar i Lyon

Klubi francez përforcohet me reprezentuesin e Holandës.

Memphis Depay nga sot është një lojtar i Lyon. Klubi nga Ligue 1 ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit nga Manchester United.

Për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit, Lyon i ka paguar ‘Djajve të Kuq’ 15 milionë funte, të cilat do të arrijnë shifrën e 21 milionë funteve me bonuse.

Depay kishte humbur vendin në skuadrën e Jose Mourinhos dhe për këtë arsye klubi kishte vendosur që ta shiste.

Holandezi ka zgjedhur numrin 9 në fanellë dhe do të jetë i gatshëm për derbin e kësaj jave në Ligue 1 që Lyon e zhvillon kundër Marseille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat