Merkato “romantike”, Liverpool rikthen Gerrard

Futboll

Merkato “romantike”, Liverpool rikthen Gerrard

Më: 21 janar 2017 Në ora: 10:36
Steven Gerrard

Merkato “romantike” për Liverpool-in, që në afatin e transferimeve të dimrit rikthen në shtëpi Steven Gerrard. Edhe pse kapiteni historik i Reds është tërhequr nga futbolli, pas eksperiencës në Shtetet e Bashkuara me Los Angeles Galaxy, në “Anfield” vendosën ta afrojnë tani më jo në rolin e lojtarit, por si trajner.

Prej muajit Shkurt, 36-vjeçari do të jetë një prej trajnerëve të Akademisë së klubit legjendar. Ish-mesfushori i Anglisë u shfaq i lumtur për këtë aventurë të re edhe pse mohoi që detyra e marrë nuk lidhet me sentimentalizmin.

Gerrard deklaroi se “ndihet vërtetë mirë dhe po pret me padurim që të nisë punën”. “Vendimi për tu rikthyer te Liverpooli nuk u morr duke u nisur thjesht nga emocionet. Kjo është një aventurë e re. Dëshiroja të jepja kontributin tim në Akademinisë e klubit”, tha ish-kapiteni.

Steven Gerrard është i bindur se në detyrën e re do të bëjë një punë të mirë, jo vetëm në aspektin teknik, por mbi të gjitha prej eksperiencës dhe faktin që fanellën e kuqe e cilëson një lëkurë të dytë.

Me ish-mesfushorin që e njeh shumë mirë ambientin te Liverpool, vlerat e klubit dhe peshën që “Reds” kanë për tifozët dhe publikun, 36-vjeçari beson se mund ti ndihmojë futbollistët e rinj në karrierën e tyre të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat