‘Mbretërit’ i kthehen fitoreve

Futboll

‘Mbretërit’ i kthehen fitoreve

Më: 21 janar 2017 Në ora: 18:33
Real Madrid

Real Madrid ka shënuar fitore 2-1 në shtëpi ndaj Malagas, falë dy golave të kapitenit, Sergio Ramos.

Pjesa e parë e takimit i takoi në tërësi skuadrës së Zinedine Zidane që dominuan ndeshjen, ku shënuan edhe dy gola.

Ishte kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, i cili shënoi të dy golat për ‘Mbretërit’, ku i pari erdhi në minutën e 35-të me kokë pas harkimit të Toni Kross, teksa i dyti nga afërsia në minutën e 43-të poashtu nga asistimi i gjermanit.

Në pjesën e dytë e dytë skuadrat ishin më të barabarta, ku Malaga kërkonte me çdo kusht një gol për të hyrë në lojë, teksa Reali me qetësi donte të mbante epërsinë.

Ashtu edhe ndodhi dhe mysafirët arritën të gjejnë golin e parë me anë të mesfushorit Juanpi, i cili shënoi në minutën e 63-të nga afërsia për të ngushtuar rezultati në 2-1.

Deri në fund të ndeshjes të dy skuadrat patën edhe shumë raste të tjera për gol, por pa arritur të shënojnë më dhe kështu Reali arriti të marr një fitore të madhe 2-1 ndaj Malagas për të ndenjur e qetë në pozitën e parë me 43 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat