Feyenoord, fitore minimale me Willem

Futboll

Feyenoord, fitore minimale me Willem

Më: 22 janar 2017 Në ora: 07:44
Feyenoord

Pritej të ishte një fitore me golaleadë ndaj një kundërshtari që si objektiv ka mbijetesën, por Feyenoordi i Rotredamit u mjaftua me vetëm një gol në sfidën e shtëpisë me Willemin e Tilburgut.

Pas më shumë se gjysmë ore lojë, miqtë detyrohen ta nxjerrin topin nga rrjeta, pasi Toornstra, i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe shënoi me kokë duke mose i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit.

Feyenoordi pati të tjera raste për ta thelluar rezultatin, por rezultati mbeti ai i pjesës së parë, që gjithsesi i mjaftoi skuadrës së Giovani Van Bronkhorst për të marrë maksimumin e pikëve.

Ekipi nga Roterdami mbetet në krye të klasifikimit të Eredivizje me 8 pikë më shumë se Ajaksi i vendit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat