Mos na shani!

Futboll

Mos na shani!

Më: 22 janar 2017 Në ora: 13:05
Ramos

Real Madrid u rikthye te fitorja këtë fundjavë në La Liga, duke mundur 2:1 Malaga në fushën e tij, me një dygolësh të mbrojtësit Sergio Ramos. Por tifozët e Realit shpesh gjatë 90 minutave lojë vërshëllyen lojtarët e tyre. Ndaj dhe kapiteni i Real, u kërkoi tifozëve që të ndalin protestën dhe të bëhen më bashkëpunues me skuadrën, për ta mbështetur gjatë ndeshjeve. “Unë e kam thënë gjithnjë, se ne nuk mund t’i ndryshojmë tifozëve e Santiago Bernabeut. Kam vite që luaj këtu dhe ashtu siç tha edhe Marcelo një ditë më parë, të gjithë futbollistët e mëdhenj janë vërshëllyer në një moment nga tifozët. Ato vërshëllima kanë qenë shpesh një moment kthese për skuadrën. Por sot, pikërisht kur skuadra është në momente të vështira, ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve, që të jenë pas nesh në çdo moment. Ata nuk duhet të na shajnë dhe largohen pikërisht atëherë kur kemi nevojë”, tha Sergio Ramos pas fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat