Henry dhe Murphy kryqëzojnë me kritika Granit Xhakën: 'Qëndro në këmbë'

Futboll

Henry dhe Murphy kryqëzojnë me kritika Granit Xhakën: 'Qëndro në këmbë'

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 janar 2017 Në ora: 18:32
Granit Xhaka dhe Steven Defour

Askush nuk ia kalon Granit Xhakës (24) me kartonë të kuq nga 2014 në pesë ligat më të rëndësishme europiane: Angli, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë. Gjithashtu edhe në super ligat. Kartoni i kuq kundër Steven Defour (Burnsley) ishte i treti i sezonës dhe i nëntë nga maji 2014, shkruan botasot.info.

S’është habi që Xhaka është protagonist i temave kryesore sportive në Angli dhe Zvicër. Në emisionin e «Sky Sports» rastin e ka analizuar edhe legjenda e topçinjve, Thierry Henry.
“Kjo vërtet nuk është hera e parë. Të njëjtin veprim bëri edhe kundër Swansea. Kësaj here është tërësisht e pakonceptueshme,” tha Henry. “Kundër Swansea kartoni i kuq erdhi gjatë kundërsulmit, ndërsa kësaj here thjesht nga një pasim i gabuar 60 metra larg portës dhe kur kishte edhe 25 minuta lojë. Qëndro në këmbët tuaja,” tha Henry duke shtuar se kartoni i kuq ishte më se i justifikueshëm.

Legjenda e Liverpool, Danny Murphy, gjatë emisionit në BBS për “lojtarin e muajit” kur u pyet mbi statistikat e Xhakës, ai u shpreh: “Statistikat e tij janë tmerrësisht të rënda!” Ndërsa më pas ka kritikuar edhe taktikën e tij të lojës./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat