Hajvalia stërvitet në acar, mjegull e trashësi të borës

Futboll

Hajvalia stërvitet në acar, mjegull e trashësi të borës

Nga: K.Goca Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:55
Futbollistët e Hajvalisë gjatë stërvitjes

As temperaturat e ulëta nuk e ndalin e ekipin e Hajvalisë që të stërvitet sipas dinamikës së paraparë dhe me synime që të jenë sa më të gatshëm për pjesën e dytë të kampionatit. Futbollistët e Hajvalisë u stërviten sot në acar, me mjegull e në trashësi të borës në drejtimin e trajnerit Emin Bajrami.

Hajvalia shpreson të jetë sa më e gatshme me synim që të sigurojnë mbetjen në elitë, pasi që gjatë vjeshtës përfunduan në vend të fundit (i 12-ti) me 7 pikë të tubuara, që faktikisht ka qenë stinor dështues për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat