Zidane i mërzitur me lëndimet e shumta të futbollistëve të tij

Futboll

Zidane i mërzitur me lëndimet e shumta të futbollistëve të tij

Më: 24 janar 2017 Në ora: 00:28
Zinedine Zidane

Real Madridi dhe Zinedine Zidane janë duke vuajtur lëndimet e shumë futbollistëve.

Pas lëndimeve të Dani Carvajal, Pepe, Gareth Bale, James Rodriguez dhe Cristiano Ronaldos, listët i janë shtuar edhe Luka Modric e Marcelo, të cilët priten të mungojnë dy deri në pesë javë.

Këto lëndime janë duke e shqetësuar shumë trajnerin francez të ‘Mbretërve’, i cili thotë se ndihet i mërzitur, pasi kanë një ndeshje shumë të rëndësishme në Kupë, të mërkurën ndaj Celta Vigos.

“Unë jam pak i mërzitur me lëndimet, sepse ne kemi përpara shumë ndeshje dhe jam pak pesimist” ka thënë trajneri i Realit, Zinedine Zidane për faqen zyrtare të klubit gjatë të shtunës.

“Ne kemi një ndeshje të rëndësishme të mërkurën dhe ne do të duhet të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi trajneri francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat