Dy fjalë për trajnerët: De Biasi, Hasi, Bunjaku, Tovërlani, Shosholli, Maxhuni, Sokoli, Sejdiu, Morina, Krasniqi...

Futboll

Dy fjalë për trajnerët: De Biasi, Hasi, Bunjaku, Tovërlani, Shosholli, Maxhuni, Sokoli, Sejdiu, Morina, Krasniqi...

Nga: Agron Selmani Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:02
Agron Selmani

Debate

Trajnerëve të futbollit nuk u mjaftojnë vetëm njohuritë që marrin gjatë shkollimit të tyre, por duhet të u sigurohet një edukim i vazhdueshëm profesional dhe kjo realizohet përmes trajnimit të tyre në kontinuitet, me qëllim rritjen e cilësisë së përformancës së tyre, por edhe në arritjen deri diku të standardeve që kanë homologët evropianë.
Patjetër se kostoja e edukimit nëpërmjet seminareve jashtë vendit është e lartë por Kosova ka disa mundësi të shfrytëzimit të potencialit njerëzor të cilët me punën dhe suksesin e tyre janë një mësim apo përvojë pozitive për trajnerët e rinj por edhe për ata që janë aktiv por që duhet të freskojnë informatat e tyre rreth profesionit që ushtrojnë.
-De Biazi me Shqipërinë preku Kampionatin Evropian por Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk arritën së paku simbolikisht ta prezantojnë para trajnerëve të Kosovës.
- A. Bunjaku me Kosovën po merr pjesë në gara për kampionat botëror por së paku simbolikisht të ju drejtohet trajnerëve të Kosovës tash në rrethana të reja dhe një informacion të shkurtër rreth aktiviteteve në reprezentacion, me sa kam njohuri unë kjo nuk ka ndodh.
-Besnik Hasi përfaqësues i denjë i futbollit të Kosovës por jo të prezantoj përvojat pozitive para trajnerëve të Kosovës.
-A. Tovërlani shpesh herë i shpallur më i miri, do të ishte nder edhe për Afrimin por edhe për ne të kemi rastin të dëgjojmë tregimin jetësor të tij.
-Fetah Veliu veç po punon i pavarur në formën e vet.
- A. Shosholli, H, Maxhuni, B. Sokoli, G. Sejdiu, A. Morina, R. Krasniqi por edhe disa të tjerë, mendoj se kanë dhe munden për të dhënë diçka në edukimin e vazhdueshëm profesional të trajnerëve, vetëm se duhet gjetur forma dhe mënyra sepse nuk besoj se mungon vullneti i kolegëve për diçka të tillë.
Unë kam pas rastin të prezantoj kur selektori i Bosnjës e Hercegovinës Fuad Muzuroviq ka ligjëruar para trajnerëve elitar të BiH, dhe kujtoj se kjo është një praktik e mirë dhe e dobishme. Unë fjalën e kam se në kohën e mes sezonave mund të shfrytëzohet kjo kohë për edukim të vazhdueshëm edhe atë jo vetëm me trajner nga jashtë, mos harro se tani më Kosova ka mbi dhjetë trajner me nivelin UEFA PRO dhe kjo nuk është pak, po ashtu ka ekspert të lëmive të tjera të lidhura ngushtë me futbollin që nuk janë përmendur por që mund të ndihmojnë në këtë drejtim dhe gjithsesi janë përvojë pozitive.

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat