Muzaka fiton gjyqin me Tiranën, ja shuma që i detyrohen

Futboll

Muzaka fiton gjyqin me Tiranën, ja shuma që i detyrohen

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:22
Halili e Muzaka

Gjergji Muzaka është një futbollist i lirë dhe mund t’i bashkohet skuadrës që dëshiron në Shqipëri dhe jashtë saj. Ky është vendimi që është dhënë ditën e djeshme nga Dhoma e Zgjidhjeve së Konflikteve në çështjen që mesfushori kishte hapur kundër klubit të Tiranës.
Njëkohësisht, FSHF detyron Tiranën t’i paguajë rreth 107 milionë lekë (të vjetra) futbollistit. Presidenti Refik Halili ka përfaqësuar skuadrën e tij në seancën e zhvilluar në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, mbi vendimin e së cilës ka pretendimin se shuma e vendosur është përllogaritur keq.
"Është gjyq i njëanshëm. Unë do të bëj një apelim po në federatë për këtë. Në bazë të llogaritjeve, nga dëmtimi që ka pasur Muzaka prej nëntë muajsh, i bie që përfundimi nuk është i saktë. Unë ia thashë edhe trupit gjykues gjatë seancës duke i kërkuar që të caktonin një specialist për të bërë kalkulimet. Ata dëgjuan dhe në fund morën një vendim, të cilin, e përsëris, që do ta apeloj", tha Halili pas vendimit pë Panorama Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat