Bale gëzon Zidanin

Futboll

Bale gëzon Zidanin

Më: 24 janar 2017 Në ora: 14:46
Gareth Bale

Gareth Bale është pranë rikthimit në fushën e blertë.

Ylli i Real Madridit ka lënë pas lëndimin dhe është i gatshëm të rikthehet në fushën e lojës. Sulmuesi i krahut pritet që ditën e nesërme të rifillojë stërvitjen me topin, duke kompletuar rikthimin e tij.

Bale mungon prej disa muajsh për shkak të një lëndimi të rëndë që kishte pësuar, duke qenë një mungesë kryesore për ekipin e drejtuar nga Zidane.

Reali në këtë stinor është përballur me lëndime të shumta të lojtarëve kryesorë, gjë e cila ia ka vështirësuar punët trajnerit Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat