James i shtohet listës së lënduarve te Reali

Futboll

James i shtohet listës së lënduarve te Reali

Më: 25 janar 2017 Në ora: 00:00
James Rodriguez

Real Madrid vazhdon të përballet me lëndime të lojtarëve.

Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e James Rodriguez, për ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit që Reali e zhvillon në udhëtim te Celta Vigo.

Ylli kolumbian është lënë jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga trajneri Zidane, për shkak që e ka lënë atë jashtë fushave tash e katër ndeshje dhe i shtohet listës së gjatë të të lënduarve si Luka Modriç, Gareth Bale, Marcelo, Dani Carvajal dhe Pepe. 

Reali duhet të përmbysë disfatën prej 1:2 nga ndeshja e parë në Bernabeu, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat