Muzaka i Skënderbeut

Futboll

Muzaka i Skënderbeut

Nga: K.G. Më: 30 janar 2017 Në ora: 13:27
Muzaka

Mesfushori i krahut të djathtë, Gjergji Muzaka, edhe zyrtarisht kalon te skuadra kampione në fuqi, Skënderbeu nga Korça. Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit korçar, duke e konsideruar si një nga përforcimet më të mira gjatë këtij afatit kalimtar për futbollist. “Muzaka është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Mesfushori ka arritur akordin me presidetin Takaj dhe do t’i bashkohet ekipit. Kjo është hera e tretë që Muzaka vishet bardhekuq pas sezoneve 2011/12 dhe 2013/14 ku në 71 ndeshje zyrtare ka shënuar 20 gola”, bëhet e ditur nga klubi korçar. Së fundi Muzaka ka qenë pjesë e klubit të kryeqytetit shqiptar, Tirana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat