Tuchel në “pole” për stolin e Arsenalit

Futboll

Tuchel në “pole” për stolin e Arsenalit

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 19:59
Tuchel

Mungesa e rinovimit të Arsene Wenger me Arsenalin ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të trajnerit francez nga topcinjtë e Londrës në përfundim të këtij sezoni. Pas 20 viteve në drejtimin e Arsenalit, Wenger po mendon seriozisht të tërhiqet nga profesioni i trajnerit dhe për të mos u gjendur të papërgatitur nëse francezi merr një vendim të tillë, drejtuesit e klubit londinez po punojnë për të gjetur pasuesin e 67-vjecarit. Në pole position qëndrojnë dy emra të rëndësishëm si Thomas Tuchel dhe Massimiliano Allegri, por do të jetë e vështirë që këta dy trajnerë të largohen nga skuadrat e tyre respektive.

Tuchel shikohet si prioritet për faktin se është një trajner që u jep shumë hapësira lojtarëve të rinj, ndërkohë që me një si Allegri Arsenali mund të synojë të fitojë titullin kampion në Angli që i mungon që nga viti i largët 2004-të.Por për momentin Tuchel dhe Allegri janë nën kontratë me Borussian e Dortmundit dhe Juventusin dhe për drejtuesit e klubit anglez nuk do të jetë e lehtë të shkëputin asnjë prej tyre. Në këtë mënyrë te Arsenali po mendojnë edhe për dy emra të tjerë bëhet fjalë për trajnerin e Monacos Leoanardo Jardim i cili aktualisht po zhvillon një sezon fantastik me klubin nga Principata, një tjetër alternativë është Roger Schmitd, trajneri i Bayer Leverkusenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat