10 milione leke premio per Vllazninë

Futboll

10 milione leke premio per Vllazninë

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 07:33
Vllaznia

Fitorja e Vllaznise kundër Flamurtarit me rezultatin 3-2 ne “Loro Boriçi” mesa duket përveçse pikëve të rëndësishme për mbjetesën e skuadrës në Kategorinë Superiore ka sjellë edhe një përfitim financiar për lojtarët nga një dashamirës i futbollit dhe tifoz i skuadrës kuqeblu.

Biznesmeni i cili jeton në Tirane, por që është me origjinë nga Shkodra në pushim të pjesë së parë u ka bërë të ditur lojtarëve te Vllaznisë shumën e premios prej 10 milionë lekësh te vjetra në rast suksesi. Me fitimin e ndeshjes nga Vllaznia, kapitenit Shtubina i është dorëzuar shuma e premtuar e cila do te ndahet mes futbollistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat