Sadiku shënon, shqiptarët e Grasshoppers-it sërish zhgënjyen

Futboll

Sadiku shënon, shqiptarët e Grasshoppers-it sërish zhgënjyen

Nga: K.Goca Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 14:02
Pamje nga gëzimi i Luganos

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, shënoi golin e parë në fanellën e Luganos e cila e mposhti me rezultat 3:0 Grasshoppers-in. Sabbatini (11’), Carlinhos (18’) dhe Sadiku (71’) shënuan për fitoren bindëse.  Për Grassoppers-in luajtën shqiptarët: Alban Pnishi, Mërgim Brahimi dhe Nedim Bajrami. Sadiku u paraqit standard dhe tregoi lojë të përsosur për Luganon, kurse Pnishi, Brahimi (u zëvendësua në minutën e 54-të nga Pushiç) e Bajrami (u zëvendësua në minutën e 39-të nga Caio), zhgënjyen sërish me Grasshoppers-in, pasi që është humbja e dytë rresht në pjesën e dytë të kampionatit pas asaj 0:1 nga Thun.  Në minutën e 16-të, Bajrami u ndëshkua me karton të verdhë. Pas 20 jave në elitën e futbollit zviceran, Grasshoppers është në vend të gjashtë me 22 pikë, një më shumë se Lugano që renditet një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat