Burnley barazoi me Chelsean

Futboll

Burnley barazoi me Chelsean

Nga: K.Goca Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 16:23
Ilustrim i ndeshjes së sotme

Lideri i Premier League, Chelsea, u befasua nga Burnley, në ndeshjen e javës së 25-të. Njohësit e futbollit e llogariten si favoritë të madh Chelsean, por ashtu nuk ndodhi në fushë. Në minutën e 7-të, Pedro pas një veprimit shkollorë futet në 16-sh dhe nga rreth 11-12 metra me goditje të fortë e mposhti portierin vendas, 0:1. Mirëpo, epërsia e Chelseat nuk zgjati shumë. Në minutën e 24-të, Robbie Brady nga gjuajtja e lirë rreth 22-23 metra me goditje fantastike e lë të shtangur portierin e Chelseat, Courtois dhe u barazua rezultati 1:1. Chelsea thellon edhe më shumë epërsinë në renditje. Ata kryesojnë me 60 pikë, dhjetë më shumë se Tottenham në vend të dytë, kurse Burnley është në pozitën e 12-të me 30 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat