Hadërgjonaj: Ndeshje e mirë ndaj Bayernit

Futboll

Hadërgjonaj: Ndeshje e mirë ndaj Bayernit

Nga: K.Goca Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 19:40
Florent Hadërgjonaj në aksion

Mbrojtësi nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, i mbetet merak që nuk nxorën pikë me Ingolstadt-in në ndeshjen me Bayernin nga Munihu, ku fati sportiv i tradhtoi në fund, duke humbur me rezultat 2:0. Bavarezët triumfuan falë golave të Vidalit në minutën e 90-të dhe Robbenit në atë të 90+1. “Ndeshje e mirë ndaj Bayernit edhe pse nuk arritëm rezultatin që donim”, shkruan Hadërgjonaj. 

Skuadra e Ingolstadt-it mban vendin e 17-të me 15 pikë, kurse Bayerni kryeson klasifikimin me 49 pikë pas 20 jave në elitën e futbollit gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat