Liverpooli me ofertë zyrtare për yllin e Realit

Futboll

Liverpooli me ofertë zyrtare për yllin e Realit

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 00:30
Nacho Fernandez

Skuadra angleze, Liverpool po synon ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të verës.

‘The Reds’ kanë vuajtur në mbrojtje, ndërsa Jurgen Klopp ka kërkuar transferimin e një mbrojtësi.

Fjala është për spanjollin e Real Madrid, Nacho Fernandez i cili nuk po ka hapësira të shumta tek ‘Los Blancos’.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Liverpooli tanimë ka bërë një ofertë zyrtare prej 20 milionë funteve për mbrojtësin.

27-vjeçari ka një kontratë me kampionët e Evropës deri në qershor të vitit 2020. Skuadra angleze tani është duke pritur përgjigjen zyrtare nga Real Madrid për mbrojtësin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat