Mavraj pjesë e formacionit të javës

Futboll

Mavraj pjesë e formacionit të javës

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 16:26
Mërgim Mavraj

Mërgim Mavraj fitoi një vend në formacionin e javës në Bundesliga 1, pas suksesit të Hamburg në fushën e Leipzig, 3 pikë që e larguan nga zona e rënies nga kategoria.

Revista “Kicker” e përfshiu në skuadrën ideale për javën e 20. Futbollisti shqiptar, i cili është një titullar absolut edhe te ekipi i tij i ri u reshtua në qendër të mbrojtjes sëbashku me një tjetër lojtar të Hamburg, Kyriakos Papadopoulos.

Të dy i dhanë më shumë siguri prapavijës, madje Papadopoulos shënoi edhe gol. Kjo është hera e katërt për Mërgim Mavraj që bëhet pjesë e formacionit të javës nga revista “Kicker”, ndërsa u votua nga tifozët në ekipin ideal të pjesës së parë të sezonit.

30 – vjeçari u transferua gjatë Janarit nga Koln të Hamburg dhe menjëherë u cilësua si një përforcim cilësor. Ekipi i Mavarajt ka si objektiv qëndrimin në Bundesliga 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat