Barcelona e sheh Caceresin si zëvendësues të Vidalit

Futboll

Barcelona e sheh Caceresin si zëvendësues të Vidalit

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:05
Martin Caceres.

Lëndimi i rëndë ia ka humbur sezonit mbrojtësit, Aleix Vidal, dhe thuhet se kjo ka bërë që Barcelona të kontaktoj ish-mbrojtësin e Juventusit, Martin Caceres.

Caceres shfaqej i vendosur për t’u bashkuar me Southampton, pasi ka qenë në bisedime me klubin e Ligës Premier që kur dështoi marrëveshja e propozuar për të kaluar në Milan në fillim të shkurtit.

Megjithatë, Tuttomercatoweb pretendon se Caceres tani është duke u ndjekur nga Barca, të cilët janë në kërkim të futbollistëve të lirë për të zëvendësuar Vidalin, mbrojtësi i djathtë ka ndrydhur kyçin e këmbës së tij në fundjavë.

Uruguaiani edhe më parë ishte pjesë e katalunasve pasi kaloi sezonin 2008-09 në Camp Nou, duke bërë 23 paraqitje me klubin, në sezonin që fituan tripletën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat