Cityt i lëndohet futbollisti më në formë, lëshon fushën në minutën e 15

Futboll

Cityt i lëndohet futbollisti më në formë, lëshon fushën në minutën e 15

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 21:59
Jesus ndjen dhimbje nga lëndimi!

Gabriel Jesus është dashur ta lëshoj fushën pas një lëndimi të pësu

Sulmuesi brazilian erdhi në janar te Manchester City nga Palmeiras dhe shpejt arriti të ambientohet në skuadër duke ia zënë vendin yllit të skuadrës, Sergio Aguero.

Jesus arriti të shënoj tri gola në tri ndeshjet të tij për “Qytetarët” dhe shumë shpejt u bë i pëlqyeri i tifozëve dhe trajneri Pep Guardiola.

Megjithatë, ndeshja ndaj Bournemouthit ishte fatale për të, pasi pësoi një lëndim, i cili e detyroi ta lëshoj fushën e lojës në minutën e 15.

Ai u zëvendësua pikërisht nga sulmuesi argjentinas, Aguero.

Image
‘Kun’ Aguero duke hyrë në vend të tij
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat