Wenger: Ozil ka mungesë të vetëbesimit

Futboll

Wenger: Ozil ka mungesë të vetëbesimit

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 22:49
Mesut Ozil

Arsene Wenger shpjegon arsyet e formës së dobët të gjermanit.

Mesut Ozil ka pësuar një rënie të dukshme në formën e tij në krahasim me fillimin e sezonit ku ai shkëlqente pothuajse në çdo ndeshje me Arsenalin.

Për ta arsyetuar situatën aktuale të yllit të ekipit, trajneri Arsene Wenger tregon që atij i mungon vetëbesimi në këtë periudhë dhe është optimist që shumë shpejt Ozil do të kthehet në formën e tij më të mirë.

“Shpresoj që t’i kthehet vetëbesimi sa më shpejt, pasi që kjo gjë po i mungon. Ozil po lëshon shumë raste dhe kjo nuk është e lehtë për të”, ka shpjeguar Wenger.

“Në ndeshjen ndaj Hull kam vërejtur mungesë të besimit ndaj vetvetes tek ai. Ky është një problem pasi që nga ai pritet që gjithmonë të dhurojë diçka speciale dhe kohët e fundit i kanë munguar ato”.

“Nuk e di saktë se cili është problemi, por gjëra të tilla ndodhin. Kam biseduar me të dhe shpresojmë që të përmirësohet”.

Ozil ende nuk ka vendosur që ta vazhdojë kontratën me Arsenalin që i skadon vitin e ardhshëm dhe për të janë të interesuara disa skuadra përfshirë edhe Bayern Munichun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat