Ronaldo nuk stërvitet, në dyshim për Napolin

Futboll

Ronaldo nuk stërvitet, në dyshim për Napolin

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 23:46
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka munguar në seancën stërvitore të Real Madridit.

Në prag të ndeshjes së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve përballë Napolit, Real Madridi mund të mbetet pa yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo.

Siç shkruajnë mediat në Spanjë, portugezi nuk ka stërvitur fare me skuadrën si pasojë e një goditje që ka marrë në ndeshjen e fundjavës ndaj Osasunas në La Liga.

Situata e Ronaldos duket më serioze sesa që dukej në fillim dhe ai tani mbetet një dyshim i fortë për sfidën së mërkurës.

Kujtojmë se Reali në këtë stinor është përballur me lëndime të njëpasnjëshme të lojtarëve kryesorë të ekipit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat